Tottenhami apeloi për golin kundër Stoke City, dhe përgjigjja i është kthyer pozitive – i pranohet Harry Kanet.
Në Premier League ka ndodhur diçka që rrallë është parë në të kaluarën.
Goli i shënuar nga Eriksen kundër Stoke City, u pretendua se u prek nga Kane dhe për këtë, Tottenhami apeloi që t’i njihet sulmuesit anglez.
Premier League tashmë e ka pranuar, Harry Kane ka shkuar në kuotën e 25 golave deri më tani këtë edicion, katër më pak se Mohamed Salah, i cili ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale.
“Wooooow me të vërtet?”, ka shkruar Salah në “Twitter” pasi Kanet iu numërua goli.
Salah është në kuotën e 29 golave, tani katër më shumë se Kane.