Manchester City është e gatshme ta transferojë Kylian Mbappe në rast se PSG dënohet për thyerjen e rregullave të Fair Playt Financiarë.
PSG po hetohet nga UEFA dhe mund të dënohet me mospjesmarrje në Ligën e Kampionëve dhe shitjen e disa lojtarëve.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Manchester City e cila po vëzhgon situatën me vëmendje.
City është në kërkim të një sulmuesi i cili do ta përforconte skuadrën për ta fituar Ligën e Kampionëve.