PSG me transferimet e saja tentoi ta fitonte Ligën e Kampionëve, por shumica e yjeve as nuk luajtën sa duhet.
Pas fitimit të kampionatit francez, trajneri i ri i PSG, Thomas Tuchel ka në plan për skuadrën e tij.
Sipas RMC, PSG do të shesë lojtarë ku do të përfitojë 200 milionë euro.
Tuchel nga lista e lojtarëve për sezonin e ardhshëm e ka fshirë Cavanin, Di Marian, Meuniera, Pastoren, Silvan dhe Kurzawan.
Me shitjen e këtyre lojtarëve Parizienët pritet të përfitojnë rreth 200 milionë euro dhe kështu nuk do të kenë probleme me Fair Playn Financiarë.