Arsene Wenger dhe largimi i tij nga Arsenali janë tema kryesore në mediat sportive.
Trajneri legjendar i Topxhinjve ka bërë të ditur se do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit.
Mirëpo tani mbetet ta shohim se kush do të jetë trajneri i ri i Topxhinjve. Lisa është e gjatë dhe ka disa kandidatë.
Wenger ka deklaruar se ish lojtari i Arsenalit, Vieira do të ishte zëvendësuesi ideal i tij.
Thomas Tuchel gjithashtu është kandidat për stolin e Arsenalit, por mediat spekulojnë se ai do ta marrë udhëheqjen e PSG.
Përveç Tuchel dhe Vieira, përmenden edhe Low, Ancelotti dhe Luis Enrique.
Mbetet ta shohim se kush do të jetë trajneri i ri i Arsenalit.