Manchester City dje regjistroi fitoren e 18-të dhe vazhdoi serinë impresive të fitoreve.
Pas ndeshjes Guardiola u pyet nga gazetarët se është skuadra e tij favorite për Ligën e Kampionëve?
“Ku luan Messi? Në Barcelonë, Ja kush është favorite në Ligën e Kampionëve”, u përgjigj shkurtë Guardiola.
“Përse luan Messi futboll nëse ne jemi favoritë? Barcelona është favorite numër një dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim” ka shtuar Katalanasi.
Në ndeshjen e mbrëmshme përsëri u lëndua Vincent Kompany.
“Nuk e di sa do të qëndrojë jashtë fushave. Përsëri u lëndua si në tri vitet e kaluara, por duhet të presim dhe ta shohim se sa do të qëndrojë jashtë fushave”, komentoi Guardiola.