PSG po bëhet gati për sezonin e ardhshëm, Emery do të largohet, kurse Tuchel edhe pse jo zyrtarisht do të jetë trajneri i ri i Parizienëve.
Tuchel do të bëjë rikonstrukcion në skuadër, disa yje mesiguri do të largohen, kurse lista për përforcime është gati.
Yjet që pritet të largohen nga Parisi janë: Di Maria, Pastore, Munie dhe Kurzawa.
Nga ana tjetër dëshira kryesore e gjermanit është ylli i Barcelonës, Dembele. PSG është e gatshme të ofrojë 120 milionë euro, shifër kjo që është e pranueshme për Katalanasit.
Opcioni i dytë është Eriksen për të cilin Parizienët janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro.