Neymar është një futbollist klasi dhe të gjitha klubet e dëshirojnë atë në rradhët e veta.
Real Madrid është klubi më i interesuar për shërbimet e brazilianit dhe Perez është i gatshëm të ofrojë 400 milionë euro për të.
Megjithatë Mbretërit do të kenë konkurencë serioze pasiqë edhe Manchester United e dëshiron Neymarin në Old Trafford.
Mediat angleze dhe spanjolle shkruajnë se kryesia e Djajve të Kuq e ka kontaktuar menaxherin e Neymar. Djajtë e Kuq dëshirojnë ta dinë se a ka ndërmend braziliani të largohet nga PSG.
Manchester United po përgatit një ofertë më të madhe për brazilianin dhe janë të gatshëm ta transferojnë atë.