Napoli ka ndryshuar fytyrë me pesë lëvizje. “Axurrët” vazhdojnë të marrin rezultate pozitive, por tani janë më cinikë se në të kaluarën. Ky është revolucioni i heshtur dhe i ëmbël i Ancelotti-t. Në këtë pikë mund të thuhet se humbja e pësuar në Xhenova ka qenë thjesht një aksident.
Skem
Katër fitoret në pesë ndeshje kanë zyrtarizuar sfidën me Juventus-in. Skema e tij 4-2-3-1< , që mund të transformohet në 4-4-3 ose 4-3-3 në varësi të situatës, është baza e epokës së re dhe ndjekjes ndaj CR7 me shokë. Fytyra e re e Napoli-t duket qartë në menaxhimin e zëvendësimeve dhe nga fakti se të gjithë ndihen të rëndësishëm brenda skuadrës. Hamsik
Zhvendosja e tij në rolin e regjisorit ka qenë një ide e guximshme. Dukej një gjë e forcuar për karakteristikat e mesfushorit sllovak, i cili është më i dhënë për të mabjtur topin dhe për të hapur lojën. Tani, ai luan me një ose dy pasime dhe zgjedhjet e mëdha që i ofron moduli i ri e lejon atë të luajë topin, që me ato këmbë që ka mund ta dërgojë ku do ai. Është ai që e nis aksionin dhe jo ai që e mbyll, luan aty ku do Ancelotti. Një gjetje e goditur.
Rog
Me Sarrin ishte një objekt misterioz, me Ancelotti-n luan më shpesh. Trajneri e ka pozicionuar në krah të Hamsik, duke i hequr përgjegjësinë për të ndërtuar lojën, duke i besuar aftësisë së kroatit për të qenë njëkohësisht shkatërrues dhe lider i mesfushës. Ashpërsi, vrap, altruizëm dhe cilësi. Një tjetër zgjedhje që ka dhënë rezultate shumë të mira.
Insigne
Aftësitë teknike nuk i mungojnë. As fantazia. Është xholi i Ancelotti-t, i cili e pozicionon mbrapa krahëve të Mertens, kur topin e ka kundërshtari dhe e lë të lirë të ndjekë instinktin e tij në fazën sulmuese. Insigne këmbëhet me Verdi dhe Mertens duke krijuar zgjidhje të pafundme në sulm. Më pak kufizime taktike, të njëjtat rezultate. Katër golat e shënuar nga ai në tri ndeshje i japin përsëri të drejtë Ancelotti-t.
Verdi
Nuk ka bindur plotësisht në krahun e djathtë, as si qendërsulmues. Historia ka ndryshuar në krahun e majtë, ku përshtatet shumë mirë me karakteristikat e Mertens dhe Insigne, duke e transformuar skemën 4-4-2 në 4-2-3-1 pa dhënë asnjë pikë referimi. Rezultati? Mbrojtësit e Torino-s nuk kanë arritur ta ndalin dhe rezultatet shihen qartë.