Trajneri Portugez Jose Mourinho do ta vazhdojë kontratën me Manchester United edhe për dy vite tjera bënë të ditur Sky Sport.
Mourinho arriti në “Old Trafford” në vitin 2016-të dhe nënshkruajti kontratë për tre sezone. Megjithatë duket se kryesia e klubit janë të kënaqur me punën e Mourinhos dhe i kanë ofruar atij kontratë të re. “Sky Sport” bënë të ditur se klubi së shpejti do ti bëjë publike detajet e kontratës.
Para disa kohësh flitej se Mourinho nuk është i kënaqur në United për shkak se atij nuk i janë transferuar disa lojtarë, mirëpo me ardhjen e Sanchez duket se Mourinho do të mbetet te “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2021.
Manchester United gjendet në vendin e dytë në Premier League me 12 pikë më pak se lideri City.