Borussia Dortmund në ndeshjen e mbrëmshme barazoi kundër Hertha-s kurse në formacion përsëri nuk ishte Aubameyang.
Gabonezi e lëshoi edhe ndeshjen e kaluar, pasiqë u dënua nga kryesia e klubit për mos diciplinë.
Për një kohë të gjatë flitet për transferimin e tij në Arsenal, megjithatë kryesia e Dortmundit ka deklaruar se ende nuk ka arritur ndonjë ofertë për të dhe gjithashtu kanë cekur se llogarisin në shërbimet e tij në ndeshjet e ardhshme.
Megjithatë Aubameyang dje i habiti të gjithë duke luajtur futboll me shokët përderisa “Milionerët” po luanin në Berlin.Interesantë është fakti se ai gjatë lojës me shokët kishte veshur fanellën e Dembele i cili verën e kaluar u largua nga Dortmundi.
BILD reporting that while Dortmund – Hertha match was going on, Aubameyang was playing indoor football
— Osman (@OsmanZtheGooner) January 19, 2018
Aubameyang played with friends wearing Dembele shirt who forced his way out of Dortmund pic.twitter.com/dLXhz5J5xG
— Osman (@OsmanZtheGooner) January 19, 2018