Real Madrid po bëjnë gati gjithçka për ta bindur trajnerin aktual të Tottenham Hotspurs Mauricio Pochettino që të zëvëndësojë Zinedine Zidane tek klubi mbretëror, raporton Daily Mirror.
Tottenhami i Pochettinos e mposhti 3-1 Real Madridin në ndeshjen e grupeve në Champions dhe duke barazuar 1-1 në Santiago Bernabeu dhe kjo gjë mesa duket i ka impresionuar drejtuesit e klubit madrilen.
Mesa duket për Zinedine Zidane shpëtimi i vetëm këtë sezon mund të jetë Champions League pasi La Liga praktikisht duket e humbur ku për momentin janë plot 16 pikë larg nga Barcelona.