Daniel Sturridge kreu të hënën kontrollet mjekësore për tu huazuar tek West Brom e cila duket se ka mposhtur konkurencën e Newcastle Inter që kërkonin shërbimet e lojtarit.
Mësohet se “The Reds” kanë rënë dakord që ta huazojnë lojtarin tek skuadra e Alan Pardew të cilët në fundjavë eliminuan Liverpool nga kupa FA.
Newcastle ishin gjithashtu në listë për të marrë futbollistin por mesa duket West Brom ishte skuadra që pëlqente Sturridge.