Fakt interesant…
Duket e pavërtetë por, 12-të nga 13-të lojtarët më të paguar në Francë luajnë te PSG.
Më i paguari në Francë dhe botë është Neymar i cili përfiton 2.7 milionë euro në muaj. I dyti rradhitet Cavani dhe i treti Mbappe.
Dominimin total të PSG e prish Falcao i cili rradhitet në vendin e 9-të. Më shumë se Falcao përfitojnë, Silva, Di Maria, Marquinhos, Tiago Mota dhe Pastore.
Pas tij i 10-ti është Alves, Draxler dhe Veratti, kurse i 13-ti është Ben Arfa.