Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dy vite ka tentuar që të transferojë një portjer klasi dhe duket se më në fund e ka arritur qëllimin.
Bëhet fjalë për portjerin e Manchester United, David de Gea.
Sipas “Don Balon”,David de Gea i ka thënë Ramos dhe Iscos se do ti bashkohet Realit në fund të sezonit.
Keylor Navas ka deklaruar se është i gatshëm që të konkurojë me de Gean dhe Courtois për portën e Realit dhe kjo tregon se Reali verën e ardhshme do të sjellë një portjer të ri.