Monaco po interesohet për shërbimet e lojtarit të Real Madrid, Mariano Diaz.
Diaz kaloi tek ‘Los Blancos’ gjatë edicionit të kaluar, kur linte skuadrën e Olympique Lyon, por pa pasur mundësinë të tregonte vetën në ‘Bernabeu’.
Sipas ‘Goal’, Monaco është skuadra që po kërkon shërbimet e tij, por lojtari preferon qëndrimin në Real Madrid.
Lojtari kishte shënuar 18 gola me Lyon në sezonin 2017/18, por të njëjtën formë nuk kishte ndjekur me madrilenët.
Gjithsesi, skuadra nga principata shpreson se braziliani do të përcjell formën që mbante në Ligue 1.