Siç raportojnë mediat argjentinase, Barcelona po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurove për mesfushorin e Juventusit, Rodrigo Bentancur.
Juventus pas disa afrimeve këtë verë duhet që të shesë lojtarë dhe Barcelona kërkon të përfitojë nga situata e Biankonerëve.
Katalanasit janë të interesuar për transferimin e Bentancur dhe janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro. Bentancur u transferua te Juventusi në vitin 2017, ndërsa me fanellën e Biankonerëve ka luajtur 64 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.
Problemi qëndron te klauzola e Bentancur, pasiqë 50% i klauzolës i takon Boca Juniors dhe në rast se Juventus e shet atë do të përfitojë vetëm 30 milionë euro.