PSG disa vite po tenton që nga një klub i pasur të bëhet klub i madh, kurse pas humbjes së djeshme mediat kanë shkruajtur për konflikt në zhveshtoren e PSG.
Kjo nuk është asgjë e re, që nga ardhja e Neymar në skuadër janë formuar klane.
Neymar dhe Mbappe nuk kanë bërë asnjë pasim për Cavanin në ndeshjen e mbrëmshme, kurse mediat bëjnë të ditur se ata po e bojkotojnë Cavanin.
Golashënuesi i golit për PSG, Rabiot gjithashtu është shumë nervoz pas humbjes së djeshme.
“Jam shumë i hidhëruar, është e lehtë të shënosh 8 gola kundër Dijon, por në ndeshje të këtilla duhet të shfaqet klasi dhe të bëhet dallimi. E filluam mirë ndeshjen, i kishim gjërat nën kontrrollin tonë, por në fund bëmë gabimet e njejta”, ka deklaruar Rabiot.
Emery përsëri ik nga përgjegjsia duke akuzuar gjyqtarët e ndeshjes.