Po përgatitet shkëmbimi i vitit: Juventus dhe PSG shkëmbejnë yjet e tyre!

Juventus sot triumfoi ndaj Brescias me rezultat 2-0 në kuadër të gjiros së 24. të Serie A dhe kështu Biankonerët u rikthyen në kreun e tabelës.

Megjithatë tifozët e zonjës së vjetër janë të shqetësuar, pasiqë skuadra e tyre e zemrës nuk po shfaq futboll të bukur që nga ardhja e Sarrit.

Nga ana tjetër Fabio Paratici ka filluar të punojë për përforcimet e sezonit të ardhshëm.

Nuk është sekret që Mauro Icardi dëshiron rikthimin në Itali edhe atë te Juventusi. PSG pritet ta blejë kartonin e argjentinasit nga Interi.

Plani i parisienëve është që tia ofrojnë Juventusit Icardin në këmbim të Miralem Pjanic, të cilin e kërkojnë për një kohë të gjatë.

Pjanic ka luajtur më parë në Francë te Lyon dhe nuk i duhet shumë kohë për tu ambientuar në Paris.

Nga ana tjetër Sarri dëshiron që në mesfushë të luaj me Jorginhon dhe largimi i Pjanic do t’i hapte derën ardhjes së brazilianit.

Icardi do ta zinte vendin e Higuain në krye të sulmit dhe kështu Biankonerët do të krijojnë një sulm të frikshëm për sezonin e ardshëm.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here