Carlos Soler vështirë se mund të qëndrojë edhe për një sezon tek skuadra e Valencias.
Kjo pasi mesfushori është duke kaluar një formë fantastike dhe ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave të mëdha europiane të cilat duan të sigurojnë shërbimet e tij.
23 vjeçar është prodhim i akademisë së Valencias dhe këtë sezon është shndërruar në një lider të vërtetë të ‘Lakuriqëve’.
Skuadrat që kanë shfaqur interesim për të janë Real Madrid, Arsenal, Chelsea dhe Juventus.