Adi Hoxha nga Struga ka zbuluar se gjatë fëmijërisë së tij është rritur sëbashku me Zlatan Ibrahimovic.
Hoxha është i lindur në Suedi dhe punon si trajner. Ai ka zbuluar se nëna e tij e ka ushqyer disa herë Ibrahimovicin kur ai ishte fëmijë.
“Si ishte Zlatani si fëmijë?Ai ishte mjaft Unë e njoh që në moshën 6-vjeçe. Zlatani ka banuar këtu, në këtë ndërtesë, në katin e pestë dhe ne kemi banuar në këtë ndërtesën afër, në katin e tretë. Nëna e tij jetonte këtu dhe ishin shumë të varfër. Ai vinte te ne për të ngrënë dhe nëna ime e ushqente.”
“Sot flasim shumë rrallë. Para katër viteve është hera e fundit që kemi biseduar. Atëherë isha në Paris për ta parë një ndeshje të PSG, ajo ishte hera e fundit”, rrëfeu Hoxha.
https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/1064162543953109/