Kriza e shkaktuar nga COVID-19 e ka bërë të paqartë edhe sesi do të zhvillohet merkatoja e transferimeve gjatë kësaj vere.
Por një gjë është e sigurt, marrëveshje të kushtueshme priten të ndodhin.
Kjo pasi skuadra e Manchester City po synon ti marrë Interit hiç më pak se 3 prej lojtarëve të saj kryesorë.
Siç raporton Tuttosport, Guardiola po kërkon me ngulm ti marrë pranë vetes Lautaro Martinezin, Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni.
Një gjë është e sigurt, kur Guardiola kërkon një lojtar atëherë drejtuesit e ‘Citizens’ thjesht ja realizojnë dëshirën spanjollit.