Skuadra katalanase i ka ofruar Inter dy mbrojtës për sulmuesin e saj, Lautaro Martinez.
Mirëpo Inter ka refuzuar ofertën ku Nelson Semedo dhe Junior Firpo priteshin të shkëmbeheshin me Lautaro Martinezin.
Sulmuesi 22 vjeçar është prioriteti kryesor i Barcelonës për këtë verë por për të bindur Inter që ta lërë atë të lirë duket paksa e vështirë.
Mundo Deportivo raporton se Barca i ofroi italianëve dy mbrojtësit e saj për të ulur çmimin e sulmuesit por mesa duket as kjo nuk ka kryer punë për ti ndërruar mendje Neroazzurëve.