Mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Sergio Reguilon, është vënë në radarët e skuadrës së Paris Saint Germain, siç raporton Marca.
PSG po bëhet gati që të humbasë mbrojtësin e saj të majtë Layvin Kurzawa dhe mesa duket Reguilon i madrilenëve po shihet si zëvëndësuesi ideal për të.
Reguilon e ka kaluar sezonin e fundit i huazuar tek Sevilla dhe ka shumë pak mundësi që ai mund të rikthehet tek skuadra e Zinedine Zidane.