Gjatë ditës së djeshme ylli i Fiorentinës Federico Chiesa vendosi ti përgjigjet disa pyetjeve nga tifozët në profilin e tij zyrtarë në Instagram.
Muajt e fundit Chiesa ka qenë i lidhur me një transferim te Juventusi dhe Interi, mirëpo duket se ai bën tifo për Milanin.
Në pyetjen se kush është lojtari i tij i preferuar ai u përgjigj: “Ronaldo Fenomeni, Kaka, Shevchenko”. Ai gjithashtu u pyet të zgjedhte mes Interit që fitoi tripletën dhe Milanit të Shevchenkos. Italiani zgjodhi Milanin e Shevchenkos.
Chiesa might be cold pic.twitter.com/14esIBQLd3
— Ahmed (@Ahmed__Wagih1) April 27, 2020