Ministri Italian i Sportit Vincenzo Spadafora ka deklaruar se sipas tij gjasat që sezoni i Serie A të vazhdojë janë të pakta.
Kampionatet në Itali kanë dy muaj që janë pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe ende nuk është e sigurtë nëse sezoni i Serie A do të vazhdojë.
Javën e kaluar klubet votuan në favor të vazhdimit të sezonit në rast se qeveria e lejon këtë, mirëpo ende nuk është marrë vendim final për datën e rifillimit.
“Komiteti i shkencës dhe FIGC janë në bisedime për rikthimin e sezonit. Rikthimi i klubeve në stërvitje nuk nënkupton 100% rifillimin e Serie A. Unë personalisht e shoh si të pamundur vazhdimin e sezonit”, ka thënë Spadafora.