Barcelona është seriozisht e interesuar për mesfushorin e Lyonit, Bruno Guimares, raportojnë mediat spanjolle.
22-vjeçari është mesfushorë defanziv dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian, ndërsa ka marrë edhe epitetin si ‘Busquetsi i ri’.
Bruno u transferua te Lyoni në janar për shifrën e 20 milionë eurove nga Atletico Paranese.
Përveç aftësive teknike, ai ka njuhatje për lojën dhe është mjaftë i mirë në duelet ajrore.
Bruno tërhoqi vëmendjen e gjigantëve me paraqitjen e tij ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve ku ishte dominues në fushë.
Barcelona beson se braziliani do të ishte pasuesi ideal i Busquets.