Një tjetër shqiptar në Serie A!
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës dhe i Standard Liege, Mërgim Vojvoda ka përfunduar në shënjestrën e gjigantit italian Lazio.
25-vjeçari ka bërë një sezon të mirë te Standarg Liege si dhe te përfaqësuesja e Kosovës dhe interesim për të kanë shfaqur Lazio dhe Torino.
Lazio e dëshiron atë këtë verë dhe Vojvoda pritet të transferohet në Olimpico për 7 milionë euro.