Juventus ka kërkuar Ansu Fati në qoftë se Barcelona dëshiron të ketë shërbimet e Miralem Pjanic për sezonin e ardhshëm, raporton Sport.
Adoleshenti u bë një senzacion në fillim të këtij sezoni pasi shënoi disa gola të bukur por pastaj filloi të haste në vështirësi dhe nuk kishte mundësi që të luante rregullisht tek skuadra e parë.
Gjithashtu nga ‘Zonja e Vjetër’ është përmendur dhe Riqui Puig për tu transferuar në Allianz Stadium.