Zlatan Ibrahimovic po përflitet shumë se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Milan dhe do të rikthehet tek skuadrat suedeze e Hammarby.
Ibrahimovic ka pasur mosmarrëveshje të shumta me drejtorin e Rossonverëve, Ivan Gazidis, të cilit i kritikoi mënyrën e drejtimit të klubit.
Gazzetta dello Sport raporton se marrëdhënia e 38 vjeçarit me drejtuesit e klubit nuk është ajo e njëjta prej janarit.
Si rezultat i kësaj mundësitë e rinovimit të kontratës së tij tek Milani janë pothuajse zero dhe rikthimi tek skuadra e tij suedeze duket shumë i mundur të ndodhë.