Reali mposht Espanyolin dhe shkëputet nga Barcelona

Real Madridi kalon me sukses një tjetër pengesë rrugën drejt titullit, fiton 0-1 në transfertë ne Espanyolin, i rimerr kreun Barcelonës, por tashmë kryeson me dy pikë më shumë se “katalanët”.

Kjo do të thotë se në gjashtë “finalet” e mbetura, “Los Blancos” mund t’ia lejojnë vetes një gabim (barazim), e sërish të shpallen kampionë të Spanjës, edhe nëse Barcelona do t’i fitonte të gjitha sfidat e saj.

Goli që u vlejti tri pikë madrilenevë u shënuar nga Casemiro, në fund të pjesës së parë, por nëse sheh me kujdes dinamikën e aksionit merita kryesore i shkon Karim Benzemasë, që i dha një asist të pazakonte me takë brazilianit, duke e kaluar topin me këmbëve të një mbrojtësi.

Për sulmuesin francez ky ishte asisti i 7-të sezonal, teksa ka shënuar 17 gola, katër më pak se Messi që kryeson renditjen e garës për “Pichichin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here