Antonio Conte ka nisur të mendojë për merkaton e verës.
Emri i fundit që ka përfunduar në listën e tij është mesfushori i Tottenham, Tanguy Ndombele.
Ndombele nuk ka lënë gjurmë sezonin e kaluar dhe konsiderohet si një dështim i madh nga Spurs.
Francezi u ble nga Pochettino, por nuk luajti aspak nën drejtimin e Mourinhos dhe te Tottenham janë të gatshëm ta shesin atë.
Spurs e vlerësojnë atë 55 milionë euro, mirëpo Inter është duke negociuar për ta ulur çmimin.