Kanali i njohur televiziv francez Telefoot, ka lëshuar një lajm bombastik gjatë ditës së sotme.
Telefoot, raporton se PSG ia ka ofruar Interit kartonin e Leandro Paredes dhe 20 milionë euro për Brozovic.
Brozovic pëlqehet shumë nga Tuchel dhe gjatë verës ishte i lidhur me disa klube, ndërsa Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë, nëse arrin ndonjë ofertë e pranueshme.
Parisienët janë të gatshëm që ta sakrifikojnë Paredesin për të arritur deri te Brozovic.
Inter është në kërkim të një përforcimi për krahun e majtë dhe me paratë nga shitja e Brozovic mund të sigurojnë transferimin e Emerson Palmierit.