Lajm i bujshëm nga Spanja.
E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo, raporton se Interi synon transferimin e Stefan Savic në janar nga Atletico Madrid.
Neroaxurët kanë pësuar më tepër gola sesa pritej në fillimin e sezonit dhe Conte ka kërkuar përforcime në mbrojtje.
Zi-kaltrit janë duke konsideruar mundësinë e transferimit të Savic dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë Brozovicin.
Te Atletico janë të hapur për këtë shkëmbim, sipas Mundo Deportivos dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.