Alexis Sanchez do të largohet nga Arsenali ose në Janar ose në Qershor, kjo është më se e qartë.
Kontrata e tij po skadon, për kontratë të re më nuk po flitet, vetëm është në pyetje se ku do ta vazhdon Kiliani karierën e tij.
Si duket Sanchez mund të transferohet në Manchester City, pasiqë nuk arriti të transferohet në merkaton verore.
Ai ka refuzuar një kontratë nga Kina ku i është ofruar një pagë prej 21 milion eurove në sezonë, pasiqë ai ka shpresë të jetë nën drejtimin e Guardiolës.
City tentoi ta ofronte atë gjatë merkatos verore, por Arsenali refuzoi ta shiste sepse nuk gjetën zëvendësuesin e tij.