Valverde: Absurde që në La Liga nuk ka videoteknologji

Trajneri i Barcelonës, Valverde pas fitores me Deportvion deklaroi se nuk e kishte parë mirë momentin kur nuk ju pranua goli i Suarez.

Në minutën e 45-të të ndeshjes Suarez e shënoi gol, mirëpo arbitri i ndeshjes nuk e pranoi atë.

Valverde pas ndeshjes komentoi se është absurde që në La Liga nuk ka ende videoteknologji.

“Nuk e pashë atë moment por me  ndihmën e videoteknologjis  do ta kishim parë se  a ishte gol apo jo.  Nuk e di pse në Spanjë ende sështë implementuar videoteknologjia, kjo është absurde. Barcelona është pro implementimit të VAR”, deklaroi Valverde.

Edhe zyrtarisht është njoftuar se VAR do të implementohet nga sezoni i ardhshëm në Spanjë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here