PSG me trajner të ri

Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, i cili është duke shijuar pushimin pas largimit nga stoli blaugrana në fund të sezonit të kaluar, shihet në listën e kandidatëve për të zëvendësuar vitin e ardhshëm Unai Emery, në drejtimin e PSG. Gazeta “L’Equipe” ka botuar në edicionin e së enjtes një lajm, sipas të cilit humbja e PSG-së kundër Bayern Munich (3-1) të martën, në javën e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, mund të ketë pasoja në të ardhmen e Emery. Trajneri bask ishte tashmë në telashe me Nasser Al-Khelaifi, presidentin e PSG-së, vitin e kaluar, pas humbjes 6-1 ndaj Barcelonës, që çoi në eliminimin e ekipit francez nga Liga e Kampionëve. Luis Enrique është shënjestruar nga gazeta sportive franceze si një nga kandidatët kryesorë që mund të kryesojë PSG-në sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here