Kukësi me trajner të ri!

Peter Pacult është zyrtarisht trajner i Kukësit, 58 vjeçari u prezantua nga presidenti i klubit Safet Gjici.

Austriaku pason Mladen Milinkovic i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.

Sipas Gjicit Pacult është trajner me përvojë dhe do të ketë synim mbrojtjen e titullit dhe fitimin e kupës së Shqipërisë. Austriaku tha se klubi i Kukësit ka nevojë për dy përforcime gjatë afatit të janarit.

Peter Pacult mësohet se ka nënshkruar një kontratë 1 vjet e gjysmë me skuadrën kuksiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here