NEYMAR 500 MILIONË: Dy klube janë të gatshme të paguajnë për të!

Mediat Franceze bëjnë të ditur se dy klube janë të gatshme të paguajnë shumën marramendëse për Brazilianin, Neymar u transferua te PSG verën e kaluar për 222 milionë euro.

“Le 10 Sports” ka  bërë të ditur se Neymar verën e ardhëshme përsëri mund të thyejë një rekord tjetër transferimi dhe të paguhet 500 milionë euro, shumë kjo që nuk është e pamundshme duke pasur parasyshë shumat që po shpenzohen në futboll.

Braziliani nuk është i lumtur te PSG, ka disa kushte për tu larguar nga klubi, kurse Real Madridi është i interesuar për firmën e tij.

Përveç Real Madridit për Neymarin është i interesuar edhe Manchester United.

Nga ana tjetër “MARCA” sot ka bërë të ditur se Neymar do të jetë synimi kryesorë i Real Madridit dhe se “mbretërit” do ta transferojnë atë në Madrid për 400 milionë euro.

Edhe pse këto shuma duken marramendëse, ardhja e lojtarit në klub do të rriste të ardhurat e klubit nëpërmjet marketingut dhe vlera e klubeve do të rritej.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here