Lewandowski shkarkon agjentin e tij!

Sulmuesi më i mirë në Bundesliga tash e një kohë, lojtari i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, ka kohë që i ka vënë në alarm skuadrat e mëdha evropiane, të cilët e dëshirojnë polakun.

Lewa ka bërë një lloj paralajmërimi lidhur me të ardhmen e tij, pasi ndërpreu raportin 10 vjeçar me agjentin e tij Cezary Kucharski.

Ky gjest i sulmuesit polak është duke u parë si tentativa e tij fundit, për të siguruar një largim nga Bayern për një aventurë tjetër, pikërisht këtë verë kur ai mbush 30 vjet.

Pas disa viteve të suksesshme në gjermani me klubin bavarezë, Lewandowski këto javët e fundit, thuhet se po kërkon nga drejtuesit e Bayern t’i mundësojnë një transferim të qetë tek ndonjë skuadër tjetër, e që më së shpeshti është përmend ekipi mbretëror i Real Madrid.

Lewandowski po kërkon sfida të reja në Champions League dhe këtë polaku e sheh që mund ta arrijë duke qenë jashtë Gjermanisë. Ndryshimi agjentit ka nisur edhe thashethemet, se njëri nga dy “super agjentët” e futbollit, Mino Raiola apo Jorge Mendes janë ata që mund ta nënshkruajnë polakun, Mirëpo gjërat sipas gjitha gjasave mund të shkojnë në një drejtim tjetër, ku Pini Zahavi mendohet se do jetë agjenti i ardhshëm i sulmuesit.

Zahavi një agjent izraelit 74 vjeçar, ka qenë pak më i tërhequr vitet e fundit nga skena e përgjithshme evropiane, pasi ishte shumë i përfshirë në fillimet e vitit 2000 në Premier League, me ekipe si Chelsea. Mirëpo rishfaqja e izraelitit ndodhi verën e kaluar, kur u bë shkaktari kryesor i transferimit të Neymar tek PSG.

Duke marrë parasysh këtë gjë dhe historikun e Zahavit me Chelsea-n dhe PSG-në, mendohet se këto dy skuadra mund të jenë afër ndonjë marrëveshjeje verës, por për polakun Real Madrid mbetet si pretendimi i tij primar, nëse “Los Blancos” vendosin t’i afrohen me ndonjë marrëveshje sulmuesit polak

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here