Barcelona lë milionat në stol!

Barcelona po vazhdon me rezultate të mira, por atmosfera në bankën rezervë nuk është aspak e mirë pasi Ernesto Valverde, ka disa lojtarë në bankë që nuk iu beson. 

Të martën ndaj Chelseat, Valverde vazhdoi me të tijën, duke bërë vetëm një zëvendësim gjatë 90 minutave dhe një në minutat shtesë.

Dhe ndaj Eibar ishte pothuajse e njëjtë, pasi Philippe Coutinho doli në fushë u fut Vidal për 20 minuta, ndërsa Nelson Semedo për pesë minuta.

Edhe ndaj Getafes, që u mbyll 0-0 at në Camp Nou, Andres Iniesta u fut në fushë në vend të Dembeles, ndërsa i besuari i Valverdes, Paulinho, u fut vetëm për 10 minuta në lojë.

Situatë e keqe për francezin që është blerja e dytë më e shtrenjtë e klubit në histori, por nëse Valverde nuk e kthen formacionin në 4-3-3, Dembele do të vazhdojë të këtë shumë pak hapësira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here