Tah rinovon kontratën me Bayer Leverkusen!

Qendër mbrojtësi i mjaft kërkuar Jonathan Tah ka vendosur që të rinovojë kontratën me skuadrën gjermane të Bayer Leverkusen deri në vitin 2023.

Mbrojtësi ishte transferuar tek “Aspirinat” nga Hamburgu në vitin 2015 dhe kishte një kontratë 5 vjeçare që e mbante në Leverkusen deri në 2020.

Ai është një prej shtyllave kryesore të mbrojtjes së Bayer Leverkusen ku deri më tani ka zhvilluar 69 ndeshje në Bundesliga.

Për futbollistin ishin të interesuara shumë klube të mëdha europiane si Barcelona, Borussia Dortmund dhe Liverpool.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here