Arsenal pas portierit të Leverkusen!

Arsenal dhe Napoli duket se janë të interesuara për shërbimet e portierit të Bayer Leverkusen Bernd Leno, transmeton Bild.

Napoli ka qenë e interesuar për të firmosur me Leno që prej verës së kaluar dhe duket se në fund të këtij sezoni do të bëj një tjetër tentativë për ta bindur portierin që të transferohet në Serie A.

Gjithashtu edhe “Topçinjtë” janë të interesuar për të, por Bernd Leno do të ndërrojë klub vetëm nëse e ka të garantuar vendin e titullarit tek skuadra e tij e re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here