Zidane i gatshëm të japë Bale për lojtarin e Chelseas!

Zinedine Zidane kërkon shërbimet e Eden Hazard me kaq ngulm, sa që është i gatshëm të heqë dorë nga Gareth Bale, të cilin është i gatshëm ta shkëmbejë për të arritur lojtarin belg gjatë merkatos së verës.

Siç raportojnë mediat spanjolle, prej disa kohësh sulmuesi 27-vjeçar është përfolur për një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu“, por mund të jetë pikërisht merkato e radhës, ajo që mund te sjellë konkretizimin e këtij operacioni, me klubin mbretëror që kërkon të përforcojë organikën e tij pas betejës së humbur me Barcelonën kryesuese këtë sezon në La Liga.

Pozitat e teknikut francez janë dukshëm të ndikuara nga rezultati i fundit të sezonit dhe nëse qëndrimi i tij do të konfirmohet, atëherë Zidane është i vendosur të sjellë në Madrid belgun Hazard.

Ndërkohë Lojtari i Chelseat ka një kontratë të vlefshme që parashikon qëndrimin e tij tek Blutë e Londrës edhe për dy vjet e gjysmë, por vetë 27-vjeçari nuk dëshiron më të qëndrojë në Premier League, duke justifikuar spekulimet mediatike.

Hazard ka vendosur të mos rinovojë me klubin anglez, çka shton probabilitetin e rikthimit të uellsianit BaleAngli, në kuadër të këtij shkëmbimi. Bale mbetet një ndër lojtarët më të lakmuar nga klubet europiane, me Manchester United që kryeson listën e pretendentëve për të edhe pse Chelsea parashikohet favorit në këtë garë nëse vendos të hyjë në bisedime me spanjollët për të lejuar largimin e belgut Hazard.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here