Bayern po kërkon blerjen e lojtarit të Liverpool!

Bayern Munich duket se kësaj vere do të jenë më aktiv se kurrë në merkato ku objektivi i parë pritet të jetë mesfushori i skuadrës angleze të Liverpool, gjermani Emre Can, raporton The Mirror.

Can është në fund të kontratës me skuadrën e Liverpool dhe akoma nuk ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë të re.

Juventus ka një kohë të gjatë që është në ndjekje të gjermanit por interesimi i Bayern Munich mund të jetë më i rëndësishëm për të pasi mund të rikthehet në Allianz Arena 5 vjet pasi u largua për tu transferuar tek Bayer Leverkusen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here