Griezmann ka marrë një vendim për të ardhmen!

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, dëshiron që të zgjidhë të ardhmen e tij para se të fillojë botërorin me Francën pasi Barcelona po qëndron e gatshme për të firmosur me francezin.

Më herët Griezmann u përfolë shumë se mund të transferohet tek Manchester United deri sa vet deklaroi se do të qëndrojë në Madrid.

Kurse tani Barcelona është favoritja kryesore për të firmosur me futbollistin të cilin këtë verë do ta ketë objektiv kryesorë dhe mund ta blejë më shpejtë pasi francezi kërkon që gjithçka të mbyllet para botërorit që të jetë i qetë të fokusohet tek kombëtarja franceze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here