Racizmi godet lojtarët e Francës në Rusi!

Pogba, Dembele dhe një sërë lojtarësh të tjerë të Kombëtares së Francës janë përballur me brohoritma raciste gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Rusisë në Saint Petersburg.

Për këtë rast ka reaguar menjëherë Ministria e Sportit të Francës, që e ka quajtur këtë gjë abuzim racist të drejtuar gjatë futbollistëve, teksa Franca ka mundur Rusinë me rezultatin 3-1.

Objekt i këtij sulmi ka qenë ylli i Manchester United, Paul Pogba, dhe ai i Barcelonës, Ousmane Dembele, të cilët janë fyer me fjalët më të tmerrshme të mundshme.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Krestovsky“në Saint Petersburg, që do të jetë edhe stadiumi ku do të zhvillohet finalja e Botërorit këtë vit.

“Racizmi nuk ka vend në fushën e futbollit”, ka qenë reagimi i ashpër i ministres se Sportit Laura Flessel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here