Manchester United dhe City në garë për yllin e Shakhtarit!

Edhe Manchester United ka hyrë në garë për Fredin.

Sipas Mirror, mesfushori i Shakhtar Donetsk, Fred, është objektivi kryesor i dy skuadrave nga Manchesteri, Manchester City dhe Manchester United.

City ka kohë që kërkon brazilianin, ishte afër ta transferojë edhe në afatin kalimtar të janarit, ndërsa tani në garë ka hyrë edhe Manchester Unitedi i Jose Mourinhos.

Negociatat pritet të jenë të vështira pasi Shakhtari pritet të përfitojë më shumë se 50 milionë funte nga beteja mes City e United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here