Milan në garë për mbrojtësin e Leipzig

Të gjithë në garë për talentin e Leipzig, Dayot Upamecano. Pas Bayern Munich, Barcelonës e Manchester United, edhe Milani ka shfaqur interes për mbrojtësin.

Emisarë të klubit kuqezi po e vëzhgojnë nga afër 19-vjeçarin, me në krye drejtorin sportiv, Massimiliano Mirabelli, i cili është gati të nisë menjëherë bisedimet me drejtuesit gjermanë.

Pavarësisht ekipeve të interesuara, klubi nga “Red Bull Arena” nuk ka ndërmend të privohet nga lojtari dhe për këtë i ka fiksuar një klauzolë prej 100 milionë Eurosh. Gjithsesi nga ana tjetër edhe vetë mbrojtësi është shprehur se për momentin dëshiron të qëndrojë në Bundesligë, pasi për t’u transferuar në ekipe të mëdha më parë duhet të përmirësohet më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here