Juventus nuk harron ta urojë Bonuccin

Kapiteni i Milanit dhe ish lojtari i Juventusit, Leonardo Bonucci sot ka mbushur 31 vjet.

Bonucci u largua nga Zonja e Vjetër verën e kaluar për tu transferuar te Milani dhe kështu bëri që të jetë i urryer te tifozët e Juves.

Ai sot festoi ditëlindjen e tij kurse ish klubi i tij Juventus nuk harroi ta urojë.

“Shtatë vite së bashku, shtatë skudeto, tre Kupa të Italisë. Tre Superkupa. Momente të paharrueshme. Urime ditëlindjen”, ka postuar Juventusi në Twitterin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here