Mina kualifikon Kolumbinë, Japonia kualifikohet falë Fair-Play

Ishte një situatë dramatike në Grupin H.

Tre ekipe luanin për dy vende kualifikuese. Përveç polakëve që e kishin prerë biletën e kthimit, Kolumbia, Senegali dhe Japonia ishin në luftë për të kaluar në fazën e 1/8-ave.

Pas pjesëve të para që përfunduan me rezultatin 0-0 në të dyja ndeshjet, pjesët e dyta priteshin të kishin emocione të mëdha. Kolumbia detyrohet të luajë pa James Rodriguez i cili largohet nga fusha i dëmtuar në minutën e 30’.

Ndërkohë surpriza vjen në ndeshjen e Japonisë, ku polakët kalojnë në avantazh në minutën e 60’ falë golit të Bednarek. Japonezët hidhen në sulm për të gjetur golin e avantazhit që do t’i shpëtonte kur kolumbianët gjejnë golin e avantazhit në minutën e 74’.

Ishte talenti i Barcelona-s Yerry Mina ai që kaloi të tijtë në avantazh pas një tjetër goditjeje këndore. Me atë rezultat, Senegali rrezikonte eliminimin për shkak se Japonia kishte më pak kartonë të verdhë.

Japonia dhe Senegali kanë nga katër pikë dhe po aq gola të shënuar, kështu që skuadra më Fair Play kalon në fazën tjetër. Nuk kishte ndryshime rezultati deri në fund të takimit. Kolumbia dhe Japonia kalojnë në fazën e 1/8-ave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here